Pesëdhjetë ditë pas Pashkës, erdhi dita e Rrëshajës. (Pentekostë – e pesëdhjeta).
Festa e Rrëshajës është përmbushja në Dhiatën e Re e festës së Dhiatës së Vjetër e quajtur festa e Javëve (Shavuot). Festa e javëve ishte një festival të korrash, festival i shumimit të grurit; të korrat e grurit. Në këtë ditë të gëzueshme, hebrenjtë i ofronin dy bukë Perëndisë në tempullin në Jerusalem. Dy bukët e parë simbolizonin prodhimin e plotë të grurit, (Shih bukët në pikturë).
Pasi Jezusi vdiq, trupi i Tij, u mboll si kokërr gruri në tokë. Ringjallja e Tij nga të vdekurit (në Pashkë), është fillimi i një jete të re; kokrra e grurit që prodhon shumë kokrra.
1 e Korintasve 15:20 : “Por tani Krishti u ringjall prej së vdekurish, dhe u bë fryti i parë i atyre që kanë fjetur”.
Përmbushja me Frymën e Shenjtë në ditën e Rrëshajës, është pika kulmore e veprës shpenguese të Krishtit. Ringjallja vërteton fitoren e Tij mbi vdekjen, dhe është fillimi i një jete të re e të pakorruptueshme.
Zbritja e Frymës së Shenjtë – e shprehur me anë të dhuntisë së të folurit të gjuhëve të huaja – është shenja e fillimit të zgjerimit të Mbretërisë së Perëndisë mes të gjithë njerëzve. Shenja e zjarrit do të thotë larjen, pastrimin e besimtarit. Gjuhët e shumta të zjarrit kanë domethënien e shumicës së gjuhëve. Shenja e erës ka kuptimin e të folurit të nxitur nga fryma (era = ruach = shpirti) e Frymës së Shenjtë.
Grupi i dishepujve të Jezusit që e merr këtë shenjë do të shumëfishohet dhe do të bëhet një shumicë e madhe që askush nuk mund ta numërojë; e korra e plotë, kur Ai të kthehet.
Romakëve 8:11 : “Por në qoftë se Fryma e Atij që ringjalli Krishtin prej së vdekurish banon në ju, Ai që e ringjalli Krishtin prej së vdekurish do t’u japë jetë edhe trupave tuaj vdekatarë me anë të Frymës së Tij që banon në ju”.
Shih edhe: Isaia 57:15-17, Jeremia 31:33, Ezekieli 36:26-27, Ezekieli 37:9-10.
Banimi në ne i Frymës së Shenjtë
- Fryma e Shenjtë është ‘mbrojtësi tjetër’ i cili vjen të banojë te besimtarët pas ngjitjes lart të Jezusit dhe do të rrijë me ta përgjithmonë. Gjoni 14.
- Besimtari është tempulli i Frymës së Shenjtë. 1 e Korintasve 3:16-17, 1 e Korintasve 6:19.
- Fryma e Shenjtë i sjell fjalët e Jezusit në zemrat e besimtarëve. Gjoni 14:26. Ai tërheq vëmendjen e tyre te Jezusi. Gjoni 16:1.
- Besimtarët do t’i nënshtrohen udhëheqjes dhe mësimeve të Frymës së Shenjtë. Ai do t’i udhëheqë për tek e vërteta. Gjoni 16:13.
- Zjarri i dashurisë së Perëndisë i bën besimtarët të flasin Fjalën e Perëndisë nëpër botë.
- Fryma e Shenjtë, ai do të bindë botën për mëkat, për drejtësi dhe për gjyq. Gjoni 16:8.
- Fuqia e Frymës së Shenjtë e bën të mundur për besimtarët që të qëndrojnë të fortë para mëkatit, djallit dhe botës. Ai, pra, duhet të veshë parzmoren e plotë të Perëndisë. Efesianëve 6:10-20, Hebrenjve 4:12.