Pas vdekjes së Jozefit dhe vëllezërve të tij, pasardhësit e tyre u bënë të shumtë në Egjipt. Me kalimin e kohës një faraon i ri vjen në pushtet, i cili nuk e njohu kurrë Jozefin. Ai e sheh rritjen e popullit të Izraelit si një kërcënim dhe prandaj i shtyp Izraelitët me punë të forcuar.
Ai po ashtu urdhëron mamitë që të vrasin gjithë bijtë e sapolindur të izraelitëve. Megjithatë, mamitë e injorojnë këtë urdhërim. Faraoni atëherë urdhëron të gjithë egjiptasit të hedhin në lumin Nil të gjithë djemtë e rinj hebrenj. Në këto rrethana u lind Moisiu.
Nëna e tij Johebedi e fsheh Moisiun për tre muaj. Në mënyrë që ta shpëtojë Moisiun ajo bën si vijon: ajo merr një kanistër papirusi për të dhe e mbulon me bitum dhe katran. Atëherë ajo e vendos Moisiun në të dhe e vendos mes kallamave përgjatë bregut të Nilit. (Shih edhe Hebrenjve 11:23).
Motra e tij (fëmijës), Miriam qëndron në një farë largësie që të shohë se çfarë do t’i ndodhë atij. Në pikturë, fytyra e saj është e dukshme në mes të kallamave. Bija e faraonit e gjen Moisiun. Ajo e adopton atë si birin e saj.
Një paralel me jetën e Jezusit:
- Gjithashtu, kur jezusi lind, është një sundues i lig i cili urdhëron të vriten fëmijët hebrenj.
- Jezusi po ashtu ka qenë në Egjipt: Mateu 2:14-15 :
14 Jozefi, pra, u ngrit, mori fëmijën e nënën e tij natën dhe iku në Egjipt.
15 Dhe qëndroi atje derisa vdiq Herodi, që të përmbushej ajo që u tha prej Zotit, me anë të profetit, duke thënë: “Prej Egjiptit e thirra birin tim”.
Te Zanafilla 15, Perëndia i premton Abrahamit të çlirojë pasardhësit e tij nga toka e skllavërisë. Moisi thirret që të bëhet udhëheqësi i cili do ta drejtojë popullin jashtë Egjiptit. Në atë pozitë, ai ndërmjetëson mes Perëndisë dhe popullit. Për këtë arsye ai quhet ‘Ndërmjetësi i Besëlidhjes së Vjetër’.* Ai është një tip ose hije (figurë pararendëse) i Krishtit, Ndërmjetësit të Besëlidhjes së Re*. Hebrenjve 8.
Perëndia i flet Moisiut dhe Moisiu flet fjalët e Perëndisë te populli. Kështu Moisiu ishte një profet. Jo vetëm që ishte profet, por gjithashtu një prift dhe një mbret. Ai bëri sakrifica në emër të popullit dhe ishte edhe sundimtari i tyre.
Në jetën e Jezusit, i shohim këto detyra që përmbushen në mënyrë të përsosur. Ai çliron nga robëria e mëkatit; Ai është Kryeprifti i cili sakrifikon Vetveten që të bëjë shlyerje me Perëndinë. Hebrenjve 9:11,12. Ai është Fjala që u bë mish; Ai është Profeti i Madh. Gjoni 1, Veprat e Apostujve 3:22.
Si Mbreti i Mbretërve Ai sundon mbi gjithë gjërat, i ulur në krahun e djathtë të Atit në parajsë. 1 e Korintasve 15:25.
‘Sepse Ligji u dha nëpërmjet Moisiut, por hiri dhe e vërteta u bënë me anë të Jezu Krishtit’. Gjoni 1:17.
* Dhiata e Vjetër ishte besëlidhja që Perëndia bëri me izraelitët në malin Sinai. Exodi 24:8, Hebrenjve 9:18-20, Jeremia 31:31-34. Ishte e lidhur me lavdërimin e Perëndisë me sakrificat e tabernakullit (tempullit). Është paraprirëse e Besëlidhjes së Re.
* Besëlidhja e Re u themelua nga Jezusi; Mateu 26:28. Ai e paraqet Vetveten si Qengji i ri i Pashkës, nga vdekja e të cilit krijohet Besëlidhja e Re. Kjo besëlidhje është instituti i ri i Perëndisë, me anë të të cilit Ai i vendos ata që besojnë në Të, në një marrëdhënie të re me Veten e Tij.