Moisiu jeton si bari në Midian. Ai kujdeset për kopenë e vjehrrit të tij Jethro. Më parë, kur ai ishte 40 vjeç, ai kishte bërë një përpjekje q t’i nxiste në rebelim njerëzit e Izraelit, kundër regjimit shtypës të Egjiptianëve. Në atë përpjekje ai kishte vrarë një egjiptian. Sidoqoftë, ai kishte dështuar në përpjekjen për të mbledhur njerëz për rebelim. Veprat 7:23-28, Gjoni 1:11.
Atëherë Moisiu kishte ikur në Midian.
Në këtë kohë ai drejton kopenë afër malit Horeb, dhe vë re diçka të veçantë; një ferrishte në flakë. Edhe pse ferrishtja është në zjarr, ajo nuk digjet. Perëndia (Engjëlli i Zotit), e zbulon Vetveten në mes flakëve. Ai e urdhëron Moisiun: “Hiq sandalet nga këmbët, sepse vendi në të cilin ndodhesh është vend i shenjtë”.
Moisiu emocionohet shumë nga prania e Perëndisë dhe nuk guxon ta shikojë Atë.
Perëndia (Jahweh) prezanton Vetveten si Perëndia i paraardhësve të tij, dhe i thotë Moisiut: “E kam parë në fakt mizerjen e popullit tim në Egjipt. I kam dëgjuar rënkimet e tyre”. Eksodi 2:24.
Misioni i Moisiut do të jetë që të vejë te faraoni dhe të udhëheqë popullin e Izraelit jashtë Egjiptit, sipas premtimit që Perëndia i dha Abrahamit te Zanafilla 15.
Moisiu kujtohet për përpjekjen e mëparshme të dështuar, për të mbledhur popullin pas vetes dhe ngre kundërshtime. Ai e konsideron veten e tij të paaftë dhe ka frikë se njerëzit nuk do ta besojnë se ai vepron për llogari të Perëndisë. Zoti është i mëshirshëm karshi Moisiut dhe i pranon vërejtjet e tij. Atij i lejohet të shkojë te faraoni i shoqëruar nga vëllai i tij Aaroni. Këtë herë Perëndia do ta realizojë largimin nga Egjipti.
- Në disa pasazhe në Bibël, zjarri është një pamje e pranisë hyjnore. Zanafilla 15:17, Eksodi 19:18, Psalmi 18:9. Ferrishtja në flakë është pamje e popullit të Izraelit që po vuan por që po ruhet nga Perëndia. Një pamje e Perëndisë së përjetshme, që jeton në mes të popullit të Tij, duke e pastruar dhe ruajtur atë. Zakaria 2:5.
Ligji i Përtërirë 4:20 e quan Egjiptin: furra e hekurt, që është zjarri spastrues dhe sprovues.
- Rreth 400 vite më parë, Perëndia e drejtoi Jakobin dhe pasardhje e tij në Egjipt, ku bollëku i grurit i bënte njerëzit të lulëzonin dhe të shumoheshin. Në fund të kësaj epoke, shtypja egjiptase i bëri njerëzit të lëngonin për tokën e premtuar të qumështit dhe mjaltit.