Gjon Pagëzori ishte pararendësi ose paralajmëtari i Mbretit Jezus. Misioni i tij ishte të përgatiste njerëzit për ardhjen e Tij. Si profet, ai trumbeton rreth e rrotull se Mbreti po vjen, dhe se kushdo që dëshiron të përfshihet në Mbretërinë e Tij ka nevojë për kthim në besim dhe për pastrim të zemrës. Njerëzit që rrëfejnë mëkatet e tyre me synimin që jetët e tyre të rigjenerohen, pagëzohen nga Gjoni në lumin Jordan si një shenjë e pastrimit të tyre.
Kur Jezusi është rreth tridhjetë vjeç, Ai po vjen te Jordani për t’u pagëzuar nga Gjoni. Fillimisht Gjoni refuzon; ai e di se Jezusi nuk ka nevojë as për kthim në besim e as për pastrim. Sidoqoftë, qëllimi i Jezusit është të përmbushë të gjithë urdhërimet dhe statutet e Perëndisë (Galatasve 4:4), dhe kështu të përmbushë ‘gjithë drejtësinë’.
“... atë që nuk njihte mëkat, e bëri mëkat për ne...’ – 2 Korintasve 5:21. Kështu ky pagëzim ishte vërtet përulës për Jezusin.
Pas pagëzimit, Fryma e Shenjtë zbret mbi Jezusin në formën e një pëllumbi, dhe zëri i Perëndisë Atë flet: “Ky është Biri im i dashur, në të cilin gjeta pëlqim”.
Vajosja me Frymën e Shenjtë e pajisi Mesian për misionin e Tij publik si Shërbëtori i ZOTIT. Isaia 42.
Jezusi ishte rrethprerë 8 ditë pas lindjes së tij. (Luka 2:21). Pasi u pagëzua nga Gjoni, tani Jezusi e ka sjellë rrethprerjen e tij në përmbushje të plotë. Përmbushja është shenja e besëlidhjes me Perëndinë. Kjo Besëlidhje po vazhdon dhe do vijë në formë përmbushjeje në ‘Mbretërinë e Perëndisë’.
Si për shembull Pashka e Dhiatës së Vjetër arriti formën e përmbushur në Darkën e Fundit, ashtu edhe rrethprerja, që është shenja e besëlidhjes, ka ardhur në formën e vet të përmbushur në ‘Pagëzimin-Mbretërim’.
Psalmi 2:7-8:
7 Do të shpall dekretin e Zotit. Ai
më ka thënë: “Ti je biri im, sot
më linde”.
8 Më kërko dhe unë do të të jap
kombet si trashëgimi dhe mbarë
dheun në zotërim.
Isaia 42:1:
1 “Ja shërbëtori im, që unë
përkrah, i zgjedhuri im që
më kënaq shpirtin. Kam vënë
Frymën time mbi të; ai do t’ju
sjell drejtësinë kombeve;”.
Mateu 17:5:
5 Ndërsa ai fliste ende, ja, një re
plot dritë i mbuloi; dhe, ja, nga
reja u dëgjua një zë që thoshte:
“Ky është Biri im i dashur, në të
cilin gjeta pëlqim: dëgjojeni!”.
Kolosianëve 1:13:
13 Ai na nxori nga pushteti i
errësirës dhe na zhvendosi në
mbretërinë e Birit të tij të dashur...”.