Premtimi ndaj Abrahamit, dhe besëlidhja që bëri Perëndia me të (Zanafilla 15), është baza për besëlidhjen që bëhet me paraardhësit e tij. Perëndia e veçon mënjanë popullin e Izraelit si populli Tij i Shenjtë dhe popull priftëror.
Ai i ka çliruar ata nga shtëpia skllavëruese e Egjiptit, dhe tani Ai i udhëzon ata mbi jetën në marrëdhënie besëlidhore me Të. Dhjetë Urdhërimet japin drejtime rreth jetës së popullit që ka Perëndinë si Mbret. Populli është mirënjohës për çlirimin dhe i vullnetshëm që të bëjë atë çka Ai i kërkon.
Një konfirmim solemn i besëlidhjes ndodh te këmbët e malit Sinai. Eksodi 24. Moisiu ndërton një altar dhe flijon dema. Ai spërkat gjysmën e gjakut mbi altar. Izraelitët thonë: “Ne do të bëjmë tërë ato që ka thënë ZOTI dhe do t’i bindemi”. Atëherë Moisiu spërkat ‘gjakun e besëlidhjes’ mbi popullin. Ata tani i përkasin Perëndisë.
“Gjaku i besëlidhjes” i paraprin gjakut të Jezu Krishtit, i Cili dha jetën e Tij në vendin tonë. Luka 22:20.
Atëherë Moisiu duhet të ngjitet mbi mal te Perëndia që të marrë dy pllakat e gurit mbi të cilat Zoti shkruajti Dhjetë Urdhërimet. Moisiu qëndron mbi mal për dyzet ditë e dyzet net. Për shkak të kësaj periudhe kaq të gjatë mbi mal, Izraelitët dyshojnë se diçka mund t’i ketë ndodhur Moisiut.
Atëherë ata ‘dëshirojnë perëndi që të shkojnë para tyre’, dhe Aaroni bën një viç të artë për ta.
Megjithatë, kjo është kundër vullnetit të Perëndisë. Mbi mal, Ai i flet Moisiut, dhe e urdhëron atë që të zbresë, sepse ‘populli e ka korruptuar vetveten’. Kur Moisiu zbret dhe sheh adhurimin e viçit të artë, ai ‘u ndez nga zemërimi dhe ai i hodhi pllakat nga duart e tij dhe i theu në këmbët e malit’.
Kjo ndodhi tregon se populli nuk ishte në gjendje të mbante ligjin e Perëndisë. Në Dhiatën e Re, apostulli Pal shkruan për funksioni e ligjit:
Galatasve 3:19 :’Atëherë pse u dha ligji? Ai u shtua për shkak të shkeljeve, derisa të vinte pasardhësi të cilit i qe bërë premtimi; dhe ky ligj u porosit përmes engjëjve, me anë të dorës së një ndërmjetësi’.
Galatasve 3:4 : ‘Kështu ligji qe mësuesi ynë për te Krishti, që ne të drejtësohemi prej besimit’.
Në kapitujt 1-8 të letrës së Romakëve, Pali përshkruan detaje të ligjit dhe të ungjillit.