Gospelimages (Imazhe Ungjilli) është i përkushtuar për përhapjen e mesazhit Biblik sa më gjërësisht që të jetë e mundur përmes pikturave, por jo për arsye përfitimi. Përmes dyqanit të web-it është e mundur të blihen riprodhime të cilësisë së lartë në kanavacë të pikturës së zgjedhur. Të gjitha të ardhurat nga të drejtat do të jenë të disponueshme tek GlobalRize, “duke tejshkuar botën për Krishtin online”. www.globalrize.org Ju po largoheni nga website-i.

Kthehu te indeksi
Moisiu e drejtoi popullin e Izraelit jashtë Egjiptit. Për dyzet vjet ai i udhëhoqi përmes shkretëtirës, shpesh duke duruar murmuritjet e tyre. Numrat 12:3 thotë: “(Sepse Moisiu ishte një njeri shumë zemërbutë, më tepër se kushdo mbi faqen e dheut)”. Te Hebrenjve 11, Moisiu renditet mes atyre që bënë gjëra të mëdha përmes besimit. E megjithatë Moisiu nuk lejohet të hyjë në Tokën e Premtuar, për arsyen e mëposhtme:
Kur populli murmurit për shkak të mungesës së ujit (Numrat 20) Moisiu dhe vëllai i tij Aaron largohen nga prania e asemblesë te hyrja e tendës së takimit dhe bien mbi fytyrat e tyre. Lavdia e Zotit shfaqet para tyre, dhe Zoti i flet Moisiut: “Merre stafin dhe mblidhe bashkësinë, ti dhe Aaroni vëllai yt, dhe i thoni gurit para syve të tyre që të derdhë ujin e vet”. Sidoqoftë, Moisiu nuk vepron as në bindje as në besim ndaj Perëndisë, dhe nuk i jep Atij lavdinë e duhur.
Nga hidhërimi për mosbindjen e popullit ai e godet gurin dy herë me staf, por me dyshim në zemrën e tij. Atëherë Zoti i flet Moisiut dhe Aaronit: “Për shkak se ju nuk besuat në mua, nuk më mbajtët të shenjtë në sytë e popullit të Izraelit, atëherë ju nuk do ta çoni këtë bashkësi në tokën që unë u kam dhënë atyre”.
Në kohën para vdekjes së tij, Moisiu edhe një herë i shpall fjalët e Perëndisë popullit. Këto fjalë janë shkruar në librin e Ligjit të Përtërirë (‘përsëritje e ligjit’). Në kapitullin 18:15, Moisiu profetizon edhe ardhjen e Profetit të Madh; Jezusit Mesia. Shih Gjoni 1:45, Veprat 3:22, 7:37.
Ligji i Përtërirë 34 na thotë se Moisiut iu lejua të shihte tokën e Kanaanit nga maja e malit Nebo, por jo të hynte në të. Pasi e ka parë tokën nga larg, Moisiu vdes 120 vjeç. Zoti e varros në tokën e Moabit. Atij i lejohet të hyjë në ‘Kanaanin qiellor’, në prehjen e Perëndisë. Hebrenjtë 11:39-40, Juda 1:9.
Hyrja në Tokën e Premtuar është një parahije e hyrjes në Dhiatën e Re në Mbretërinë e Qiejve përmes besimit në Jezusin. Te Hebrenjve 3 ne lexojmë një paralajmërim që të mos i tkurrim zemrat tona si ata që e zemëruan Zotin në shkretëtirë me mosbindjen e tyre. Ata nuk mundën të hynë në Tokën e Premtuar dhe vdiqën në shkretëtirë.
Për ne ky është një shembull paralajmërues që të mos refuzojmë të pranojmë ungjillin e besimit (Hebrenjve 2:3), nëse pranojmë ungjillin e Jezu Krishtit, na lejohet të hyjmë në prehjen e Perëndisë. Hebrenjve 4, 12:18-29.
Psalmi 95
Ftesë për të adhuruar Zotin
1 Ejani, le t’i këndojmë me gëzim ZOTIT; t’i dërgojmë britma gëzimi kalasë së shpëtimit tonë.
2 Le të shkojmë në prani të tij me lavde, ta kremtojmë me këngë.
3 Sepse ZOTI është një Perëndi i madh dhe një Mbret i madh mbi gjithë Perënditë.
4 Në duart e tij janë thellësitë e tokës dhe të tijat janë malet e larta të maleve.
5 I tiji është deti, sepse ai e ka bërë, dhe dheu i thatë që duart e tij kanë modeluar.
6 Ejani, të adhurojmë dhe të përkulemi; të gjunjëzohemi përpara ZOTIT që na ka bërë.
7 Sepse ai është Perëndia ynë dhe ne jemi populli i kullotës së tij dhe kopeja për të cilën ai kujdeset. Sot, po të jetë se dëgjoni zërin e tij,
8 mos e ngurtësoni zemrën tuaj si në Meriba, si ditën e Masas në shkretëtirë,
9 ku etërit tuaj më tunduan dhe më vunë në provë, edhe pse i kishin parë veprat e mia.
10 Për dyzet vjet e pata neveri atë brez dhe thashë: Janë një popull me zemër të përdalë dhe nuk i njohin rrugët e mia.
11 Prandaj u betova në zemërimin tim: Nuk do të hyjnë në prehjen time”.
Shkarkoe imazhin falas
A preferon një stampim në kanavacë?
Moisiu në malin Nebo
Ligji i përtërirë 34:1
Pastaj Moisiu u ngjit nga fusha e Moabit në malin Nebo, në majën e Pisgahut, që ndodhet në bregun e kundërt të Jerikos. Dhe ZOTI i tregoi tërë vendin e Galaadit deri në Dan,Teksti i plotë i biblës
Ligji i Përtërirë 34:1-7
1 Pastaj Moisiu u ngjit nga fusha e Moabit në malin Nebo, në majën e Pisgahut, që ndodhet në bregun e kundërt të Jerikos. Dhe ZOTI i tregoi tërë vendin e Galaadit deri në Dan,
2 tërë Neftalin, vendin e Efraimit dhe të Manasit, tërë vendin e Judës deri në detin perëndimor,
3 Negevin dhe fushën e luginës së Jerikos, qytet i Palmave, deri në Koar.
4 ZOTI i tha; “Ky është vendi që u premtova me betim Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, duke thënë; “Unë do t’ia jap pasardhjes sate”. Ti e pe me sytë e tu, por nuk do të hysh në të!”.
5 Kështu Moisiu, shërbëtori i ZOTIT, vdiq aty, në vendin e Moabit, sipas fjalës së Zotit.
6 Dhe ZOTI e varrosi në luginën e vendit të Moabit, përballë BethPeorit; dhe askush nuk e ka mësuar deri më sot vendin e varrit të tij.
7 Moisiu ishte njëqind e njëzet vjeç kur vdiq; shikimi I tij nuk ishte dobësuar dhe fuqia e tij nuk qe mpakur.
8 Bijtë e Izraelit e qanë në fushat e Moabit tridhjetë ditë; pastaj ditët e zisë dhe të vajtimit për Moisiun morën fund.