Kur Jezusi i sapolindur ishte dyzetë ditësh, Ai i prezantohet dhe shenjtërohet Atit të tij qiellor në tempullin në Jerusalem. Mes njerëzve që po presin Mesian janë Simeoni dhe Ana. Në ditën kur Jezusi sillet në tempull nga Jozefi dhe Maria, Fryma e Shenjtë e drejton Simeonin për tek tempulli dhe i zbulon atij se ky fëmijë është Mesia i shumëpritur.
’28 e mori në krahë e bekoi Perëndinë’ (vargu 28).
Ky veprim simbolizon atë çka çdo i krishterë ka bërë; ka përqafuar Jezusin me besim, ka hyrë në marrëdhënie me Të, dhe është shpëtuar përgjithmonë.
Himni i Simeonit që u recitua në atë rast:
30 sepse sytë e mi e kanë parë shpëtimin tënd,
31 që ti e përgatite para syve të të gjithë popujve:
32 dritën për të ndriçuar kombet dhe lavdinë e popullit tënd, Izraelit”.
Profete tetëdhjetekatër-vjeçare Ana, ishte njëra prej atyre që pritnin me padurim shpengimin e Izraelit. Ajo i bashkohet kësaj shoqërie dhe ndan gëzimin me Simeonin, Marinë dhe Jozefin, ndërsa ajo takon Shpëtimtarin e saj të cilin e ka pritur prej kaq kohësh.