Gospelimages (Imazhe Ungjilli) është i përkushtuar për përhapjen e mesazhit Biblik sa më gjërësisht që të jetë e mundur përmes pikturave, por jo për arsye përfitimi. Përmes dyqanit të web-it është e mundur të blihen riprodhime të cilësisë së lartë në kanavacë të pikturës së zgjedhur. Të gjitha të ardhurat nga të drejtat do të jenë të disponueshme tek GlobalRize, “duke tejshkuar botën për Krishtin online”. www.globalrize.org Ju po largoheni nga website-i.
Kjo përmbajtje është e disponueshme vetëm pasi të keni pranuar cookies.
Gjoni
13:3-5
3 Jezusi, duke ditur se Ati i kishte dhënë gjithçka në duar dhe se ai kishte dalë nga Perëndia dhe te Perëndia po kthehej,
4 u ngrit nga darka dhe vuri mënjanë rrobat dhe mori një pëlhurë të lirtë dhe e ngjeshi veten e tij.
5 Atëherë hodhi ujë në një legen, dhe filloi të lante këmbët e dishepujve dhe t’ua fshinte me pëlhurën e lirtë, me të cilën ishte ngjeshur.
Teksti i plotë i biblës
Gjoni 13:2-18
2 Dhe, kur mbaroi darka, mbasi djalli I kishte shtënë në zemër Judë Iskariotit, birit të Simonit, që ta tradhtonte,
3 Jezusi, duke ditur se Ati i kishte dhënë gjithçka në duar dhe se ai kishte dalë nga Perëndia dhe te Perëndia po kthehej,
4 u ngrit nga darka dhe vuri mënjanë rrobat dhe mori një pëlhurë të lirtë dhe e ngjeshi veten e tij.
5 Atëherë hodhi ujë në një legen, dhe filloi të lante këmbët e dishepujve dhe t’ua fshinte me pëlhurën e lirtë, me të cilën ishte ngjeshur.
6 Erdhi pra, te Simon Pjetri. Dhe ky i tha: “Zot, ti të më lash këmbët?”.
7 Jezusi u përgjigj dhe i tha: “Atë që po bëj unë, ti tani nuk e di, por do ta kuptosh mbas kësaj”.
8 Pjetri i tha: “Kurrë nuk do të m’i lash këmbët”. Jezusi iu përgjigj: “Po nuk të lava, ti nuk do të kesh pjesë me mua”.
9 Simon Pjetri i tha: “Zot, jo vetëm këmbët, por edhe duart dhe kokën”.
10 Jezusi i tha: “Ai që është i larë, s’ka nevojë veçse të lajë këmbët dhe është krejt i pastër; edhe ju jeni të pastër, por jo të gjithë”.
11 Sepse ai e dinte se kush do ta tradhtonte, prandaj tha: “Nuk jeni të gjithë të pastër”.
12 Dhe, mbasi ua lau këmbët, mori përsëri rrobat e tij, zuri vend rishtas në tryezë dhe u tha atyre; “A e dini se ç’ju kam bërë?
13 Ju më quani Mësues dhe Zot, dhe mirë thoni, sepse jam.
14 Në qoftë se unë, pra, Zoti dhe Mësuesi, ju lava këmbët juve, edhe juve duhet t’ia lani këmbët njëri-tjetrit.
15 Sepse ju dhashë shembullin që ashtu siç ju kam bërë unë juve, edhe ju duhet t’ia lani këmbët njëri-tjetrit.
16 Në të vërtetë, në të vërtetë, po ju them: “Shërbëtori nuk është më i madh se zoti i tij, as i dërguari më i madh se ai që e ka dërguar.
17 Po t’i dini këto gjëra, të lum jeni ju nëse do t’i bëni.
18 Nuk po flas për ju të gjithë; unë e di kë kam zgjedhur, por që të përmbushet Shkrimi: “Ai që ha bukën me mua, ngriti thembrën e tij kundër meje”.
Mbi pikturën
Kjo përmbajtje është e disponueshme vetëm pasi të keni pranuar cookies.
Jezusi, Biri i Perëndisë, e përul vetveten duke larë këmbët e dishepujve të Tij. Në fakt, Ai bëri punën që bëhej zakonisht nga një skllav. ‘Sepse ju dhashë shembullin që ashtu siç ju kam bërë unë juve, edhe ju duhet t’ia lani këmbët njëri-tjetrit’. Ai pret prej dishepujve të Tij që ata të kenë dëshirë t’i shërbejnë njeri-tjetrit.
Filipianëve 2:3 : ‘Mos bëni asgjë për rivalitet, as për lavdi të kotë, por me përulësi, secili ta çmojë tjetrin më shumë se veten’.