Kjo pikturë është rreth Isaias 11:6, një pjesë e profecisë së Isaias, në të cilën ai përshkruan një vizion të Mbretërisë mesianike të ardhshme. Vizioni jep një pamje të kushteve si në parajsë të botës së ardhme të përtërirë si rrjedhojë e mbretërimit mesianik.
majtas në paraskenën e pikturës shohim një trung nga i cili lind një filiz i ri. Kjo pamje është marrë nga Isaia 11:1. ‘Filizi’ që lind nga ‘trungu i Isait’ është në të njëjtën kohë ‘rrënja e Isait’ (vargu 10): Jezusi Mesia. Ai është pasardhësi i Davidit dhe Zot i Davidit në të njëjtën kohë. (Mateu 22:41-46).
Pas ringjalljes së Tij nga vdekja, Jezusi tha: “Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell dhe në tokë”. Mateu 28:18. Ai u ngjit në parajsë por do të kthehet në tokë. Atëherë Mbretëria e Tij do të zbulohet plotësisht dhe lavdishëm. Cilësitë dhe mbretërimi i drejtë i Mesias përshkruhen te Isaia 11:1-5.
Ata që ngulmojnë në rezistencën e tyre kundër Mesias do të gjejnë vdekje në fund. Zbulesa 2:27, 19:15. Mallkimi që ra mbi krijimin si pasojë e mëkatit të njeriut (Zanafilla 3), do të hiqet në fund, dhe marrëdhënia mes njeriut dhe kafshëve, dhe mes vetë kafshëve do të përtërihet siç kishte qenë në rrethanat para Zanafillës 3. Çfarëdo forme mosmarrëveshjeje do të ndalohet atëherë.
Në ato rrethana edhe një fëmijë mund t’i udhëheqë kafshët që ishin më parë gjakatare.
9 Nuk do të bëhet asnjë e keqe,
asnjë shkatërrim mbi tërë malin
tim të shenjtë, sepse vendi do të
mbushet me njohuritë e ZOTIT,
ashtu si ujërat mbulojnë detin.
Është një profeci shumë ngushëlluese në një kohë shumë të dhunshme. Gjykimet do të ndodhin, por pikërisht mes përmes tyre Perëndia vendos Mbretërinë e Tij.
Përpara ardhjes së dytë të Jezusit, ligësia do të rritet jashtëzakonisht:
8 Dhe atëherë do të zbulohet ky i paudhë, të cilin Zoti do ta zhdukë me hukatjen e gojës së tij dhe do ta asgjësojë me të dukurit e ardhjes së tij. 2 e Thesalonikasve 2:8.
Tani krijimi është ende duke lënguar:
18 Sepse unë mendoj, se vuajtjet e kohës së tanishme nuk vlejnë aspak të krahasohen me lavdinë që do të zbulohet në ne.
19 Sepse dëshira e madhe e krijesës pret me durim zbulimin e bijve të Perëndisë,
20 sepse krijesa iu nënshtrua kotësisë, jo me vullnetin e vet, po për shkak të atij që e nënshtroi,
21 me shpresë që vetë krijesa të çlirohet nga skllavëria e prishjes për të hyrë në lirinë e lavdisë së bijve të Perëndisë.
22 Sepse e dimë se deri tani mbarë krijesa psherëtin bashkë dhe ndodhet bashkë në dhimbjet e lindjes.
23 Dhe jo vetëm kaq, por edhe ne vetë që kemi frytin e parë të Frymës, psherëtijmë në veten tonë, duke pritur me durim birërimin, shpengimin e trupit tonë. Romakëve 8:18-23.
5 ‘Dhe një nga pleqtë më tha: “Mos qaj; ja, Luani i cili është prej fisit të Judës, Rrënja e Davidit, fitoi të hapë librin dhe të zgjidhtë të shtatë vulat e tij”. Zbulesa 5:5.