Pashka
Jezusi kremtoi festën e Pashkës me dishepujt e Tij. Në Pashkë Izraeli përkujton se si Zoti çliroi popullin nga robëria egjiptase. Eksodi 12.
Pas çlirimit, Zoti krijoi zyrtarisht festën e përvjetshme të Pashkës. Levitiku 23:4-8.
Qengji i pashkës që u sakrifikua në festë, ishte një parafytyrim i sakrificës së fundit të Krishtit, derisa Jezusi të sakrifikonte Vetveten për mëkatet tona. ‘...sepse Pashka jonë, që është Krishti, u flijua për ne”. 1 Korintasve 5:7.
Gjatë darkës së Pashkës Jezusi themelon Darkën e Shenjtë; vaktin e Besëlidhjes së Re. Jeremia 31.
Jezusi merr bukën, falënderon Atin e Tij, e thyen dhe ia jep atyre, duke thënë: “Ky është trupi im, që jepet për ju; bëni këtë në përkujtimin tim”. Dhe kështu bëri me kupën pasi ata kishin ngrënë, duke thënë: “Kjo kupë është Besëlidhja e Re në gjakun tim, që derdhet për ju”.
Për më tepër, Ai i përgatiti dishepujt e Tij se do të vente tek Ati dhe për Kthimin e Tij sërish tek ata. Gjoni 14:1. Ai ua cakton Mbretërinë atyre. Luka 22:29-30.
Marrëveshje
Këto veprime dhe mësime të Jezusit na kujtojnë një martesë judease tradicionale, ashtu siç e njihnin ata (Shidduch). Kjo ishte një marrëveshje mes dy familjeve. Ati dhe biri shkonin për vizitë tek babai i nuses së ardhshme. Pas kontraktimeve, bëhej një marrëveshje. Atëherë vajza e re do të hynte. Nëse do ta aprovonte martesën, ajo do merrte bukën dhe do ia ofronte burrit të saj të ardhshëm. Do të hanin të dy bukën dhe do të pinin verën duke u lidhur kështu me njëri -tjetrin.
Pas kësaj, dhëndri i ardhshëm largohej që të përgatiste një shtëpi për ta. Kur shtëpia të ishte kompletuar, ai do të kthehej për nusen e tij. Nusja atëherë duhet të ishte gati për martesë dhe për dasmën. Nëse ajo nuk ishte gati, dhëndri kishte të drejtën të zgjidhte marrëveshjen.
Në këtë krahasim Darka e Shenjtë mund të shihet si një marrëveshje për martesë. Kur Dhëndri qiellor të kthehet nga përgatitjet e vendit për Nusen e tij të Ardhshme – Kishën, ajo do të bashkohet me Të në festën qiellore dasmore.
Shtrimi i tryezës
Në pikturë tavolinat janë vendosur në format triklinium (në formë U-je). Ato formojnë 3 anë të një katrori. Ky ishte zakoni romak që u përvetësua nga hebrenjtë në kohën e Jezusit. Është e besueshme se tavolina për vaktin e Pashkës u sistemua në këtë mënyrë. Në këtë traditë, vendi i të ftuarve tregonte lidhjen me mikun që i priste, dhe me njeri-tjetrin. (Mbani mend zënkën e dishepujve se cili prej tyre ishte më i madhi).
Të ftuarit shtriheshin në jastëkë të mëdhenj duke u mbështetur në krahun e tyre të majtë. Sipas traditës, vendi i mikpritësit ishte tek njeri fund i tavolinës, siç shihet në pikturë. Në të djathtë të tij ‘njeriu më i besuar”, në të majtë “i ftuari i nderit”. Në pikturë këta janë Gjoni dhe Juda Iskarioti. Sipas ungjillit të Lukës, Juda ishte ende në dhomë. Gjoni shtrihet në anën e djathtë. E dimë këtë nga ungjilli i Gjonit. (Gjoni 13:23). Juda duhet të ketë qenë afër Jezusit. (Gjoni 13:26). Nëse Jezusi ia dha këtë vend Judës, duke ditur tradhtinë e tij, kjo është shumë domethënëse.
Supozohet se Pjetri ndodhej në fundin tjetër të tavolinës, përkundër Gjonit. Ky ishte vendi i personit që kishte detyrën të lante këmbët e të ftuarve përpara vaktit. Ky person duhet edhe të sillte ushqimin dhe pijet gjatë vaktit, duke pasur hyrjen të lirë te pjesa e hapur e triklinium-it.
Nga ky vend Pjetri kishte kontakt pamor të lirë me Gjonin, dhe i bënte shenja atij të pyeste Jezusin se cili ishte tradhtari. Gjoni 13:24. Nëse Pjetri kishte këtë vend, duhet të ketë qënë i prekur në sedër tek shihte Jezusin që lante këmbët e dishepujve të Tij, sepse ai duhet ta kish bërë këtë.
Kremtimi i kungimit
Festimi i Darkës së Shenjtë do të vazhdojë në kishë ‘derisa Ai të kthehet’. Është një ‘kungim’, një shenjë në të cilën e vërteta e Ungjillit pohohet dhe vuloset nëse pranohet me besim.
1 Korintasve 10 dhe 11 tregojnë cilat aspekte janë të rëndësishme për sa i përket këtij festimi:
Vetë-shqyrtimi ‘por njeriu le të shqyrtojë veten’ 11:28
Përkujtimi ‘bëni këtë në pvrkujtimin tim’ 11:24
Shpallja ‘ju shpallni vdekjen e Zotit’ 11:26
Bekimi ‘kupa e bekimi që ne bekojmë’ 10:16
Bashkësia ‘bashkësia e gjakut të Krishtit’ 10:16
Përkushtimi ‘ju nuk mund të pini..., dhe ...’ 10:21
Përsëritja ‘sa herë të pini nga ...’ 11:26
Pritshmëria ‘derisa Ai të vijë.’ 11:26