Shenja e ushqimit të mrekullueshëm përmendet në të gjithë ungjijtë. Kjo tregon se Perëndia dëshiron të na pajisë me nevojat tona të përkohshme, (Mateu 6:25), por në të njëjtën kohë i referohet Bukës qiellore, e cila jep jetë të përjetshme. Gjoni 6:35.
Shenja ndodh në një vend afër Bethsaidës, në veri të detit të Galilesë, në lindje të Jordanit; një vend i largët (i vetmuar).
Jezusi preket nga dhembshuria për njerëzit, të cilët janë si dele pa bari, dhe fillon t’u mësojë atyre. Kur turma bëhet e uritur në mbrëmje, Ai mrekullisht kujdeset që ata të kenë bukë dhe peshq. Ai mund të krijonte bukë “prej asgjëje”, por Ai përdor atë pak që ishte e disponueshme: pesë bukë dhe dy peshq.
Kur ai pak ushqim, shumëfishohet nën duart e Tij, dishepujt e Tij atëherë duhet të punojnë shumë për shpërndarjen e ushqimit; Perëndia i përdor njerëzit në shërbimin e Tij.
Ditën tjetër pas këtij ushqimi të mrekullueshëm, Jezusi në Kapernaum u shpjegon kuptimin e kësaj ndodhie turmave. (Gjoni 6). Ai tregon se nuk bëhet fjalë për bukën e përditshme, por për ushqimin e përhershëm. ‘Mos punoni për ushqimin që prishet, por për ushqimin që mbetet për jetë të përjetshme, të cilin do t’jua japë Biri i njeriut, sepse atë e vulosi Ati, Perëndia”. Gjoni 6:27.
Kur e pyetën ‘Çfarë duhet të bëjmë, që të bëjmë veprat e Perëndisë?’, Jezusi përgjigjet: “”Kjo është vepra e Perëndisë; Që ju të besoni në atë që ka dërguar ai”, vargu 29.
“Në të vërtetë, në të vërtetë, po ju them, Ai që beson në mua ka jetë të përjetshme”. Gjoni 6:47.
Judenjtë pritnin që Mesia t’u jepte bukë nga qielli, ashtu si Moisiu në shkretëtirë. Jezusi e di se shumë e kërkojnë Atë për bukën e përkohshme, por thotë: “Unë jam buka e gjallë që zbriti nga qielli; kush ha nga kjo bukë, do të jetojë përjetë; dhe buka që unë do të jap është mishi im, që unë do ta jap për jetën e botës”. Gjoni 6:51.
“Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, ka jetë të përjetshme, dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit”. Gjoni 6:54.
Jezusi kuptohet se është ushqimi shpirtëror i qëndrueshëm i gjithçkaje që Ai është; një përbashkësi jete e plotë. Për shumë ky pohim është i vështirë për t’u pranuar: “Kur i dëgjuan këto, shumë nga dishepujt e tij thanë: “E ashpër është kjo fjalë, kush mund ta dëgjojë?”. Gjoni 6:60.
Vargu 66 thotë: “Që nga ai çast, shumë nga dishepujt e tij u tërhoqën dhe nuk ecnin me të”.
Isaia 55:1-3
“1 O ju të gjithë që keni etje,
ejani tek ujërat, dhe ju që nuk
keni para ejani, blini dhe hani!
Ejani, blini pa para dhe pa paguar
verë dhe qumësht!
2 Pse shpenzoni para për atë që
nuk është bukë dhe fryt i mundit
tuaj, për atë që nuk të ngop?
Dëgjomëni me kujdes dhe do të
hani atë që është e mirë dhe
shpirti juaj do të shijojë
ushqime të shijshme.
3 Vini veshin dhe ejani tek unë,
dëgjoni dhe shpirti juaj do të jetojë;
dhe unë do të bëj me ju një besëlidhje
të përjetshme, sipas hirit të
qëndrueshëm që i premtova Davidit’.
etj.