Jezusi mbërrin me anije në Kapernaum. Jairi, një kryetar sinagoge, bie në gjunjë para Tij dhe i lutet që të vejë me të tek e bija 12-vjeçare e cila po vdes. Ndërsa Jezusi po e shoqëronte për te banesa e tij, një grua që kish vuajtur prej gjakderdhjes për 12 vjet, prek cepin e mantelit të Tij me besimin se do shërohej nga fuqia e Tij. Jezusi i thotë asaj se besimi i saj e kish shëruar.
Kur vjen lajmi nga shtëpia e Jairit se ndërkohë e bija kish vdekur, Jezusi e inkurajon Jairin dhe i thotë të mos ketë frikë, por vetëm të besojë.
Në të dyja rastet, besimi personal në Jezusin rezulton thelbësor.
Ringjallja nga vdekja është një nga “shenjat e Mesias”. Mateu 11:3-5, Isaia 26:19, Danieli 12:2.
Kjo vërteton fuqinë e Jezusit, jo vetëm mbi elementët e natyrës, demonët dhe sëmundjet, por edhe mbi vdekjen. Nën urdhrin e Tij, fryma e bijës së Jairit u rikthye në trupin e saj.
Jezusi nuk u bë i papastër kur e preku trupin e saj të vdekur; por në të kundërt papastërtia u hoq prej saj. Gruaja me gjakderdhje e cila ishte e papastër për shkak të sëmundjes së saj, u bë e pastër duke prekur Jezusin në besim.
Sidoqoftë, ka diçka më të rëndësishme se sa ringjallja trupore nga të vdekurit.
Efesianëve 2:1 thotë: “Ai iu dha jetë edhe juve, që ishit të vdekur në shkelje dhe në mëkate”. Ekzistencë mëkatare në vdekje shpirtërore.
Kur një person vjen në besim tek Jezusi, ai/ajo merr jetën e përjetshme, dhe paçka se trupi do vdesë një ditë, shpirti do të jetojë përgjithnjë dhe më vonë do të bashkohet me trupin kur të ringjallet i ‘pakorruptueshëm’.
1 e Korintasve 15:42. Gjoni 5:19-29.
Duke vdekur si njeri, Jezusi, Biri i Perëndisë, mbajti në vendin tonë dënimin e mëkatit tonë. Kështu, përmes besimit në Të, ne mund të marrim jetë të përjetshme.
“25 Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Po vjen ora, madje ka ardhur, kur të vdekurit do të dëgjojnë zërin e Birit të Perëndisë, dhe ata që e dëgjojnë do të jetojnë”. Gjoni 5:25.