Që prej njëfarë pike gjatë shërbesës së Tij publike, Jezusi herë pas here u mësonte turmave përmes shëmbëlltyrave. Një shëmbëlltyrë është një tregim në të cilin Ai përcjell të vërteta frymore përmes pamjeve dhe shembujve nga jeta e përditshme.
Ai e bën këtë në mënyrë që të zbulojë ato të vërteta për ata që janë në anën e Tij, por në të njëjtën kohë që t’i fshehë ato nga ata që janë kundër Tij. Mateu 13:13-17. Ai nuk u hedh perla derrave.
Shëmbëlltyra e parë është ajo e mbjellësit. Vetë Jezusi ua shpjegon shëmbëlltyrën dishepujve të Tij në vargjet 11 te 13. Shih më sipër.
Dheu në shëmbëlltyrë është zemra e njeriut. Fara është Fjala e Perëndisë, ose shpallja e ungjillit të Mbretërisë së Perëndisë.
“... të rilindur jo nga një farë që prishet, me anë të fjalës së gjallë të Perëndisë, që mbetet përjetë”. 1 e Pjetrit 1:23.
“Por fryti i Frymës është dashuria, gëzimi, paqja, zemërgjerësia, mirëdashja, besimi, zemërbutësia, vetëpërmbajtja”. Galatasve 5:22.
Perëndia mund të veprojë në prirjen e zemrës, dhe ta bëjë të jetë pranuese ndaj Fjalës së Tij.
Njerëzit që dëgjojnë Fjalën e Perëndisë janë përgjegjës për atë që bëjnë ndaj mesazhin.